Muzeu i Bankës së Shqipërisë
Kur është i hapur Muzeu i Bankës së Shqipërisë?
Muzeu i Bankës së Shqipërisë është i hapur çdo: të martë, të mërkurë dhe të enjte, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
Ku ndodhet Muzeu i Bankës së Shqipërisë?
Muzeu i Bankës së Shqipërisë ndodhet në selinë qendrore të Bankës së Shqipërisë, Sheshi "Skënderbej", nr. 1, Tiranë. Hyrja në ndërtesë bëhet nga Rruga "Ibrahim Rugova".
Sa kushton hyrja në Muzeun e Bankës së Shqipërisë
Cilat janë rregullat e hyrjes në Muzeun e Bankës së Shqipërisë?
Për të hyrë në Bankë, duhet të jeni të pajisur me një dokument identifikimi.
A mund ta shohim Dhomën e Thesarit në Muzeun e Bankës së Shqipërisë?
Po, ju mund ta shihni Dhomën e Thesarit, e cila ndodhet në katin e parë të Muzeut të Bankës së Shqipërisë.
Ç’lloj ekspozitash dhe aktivitetesh organizohen në Muzeun e Bankës së Shqipërisë?
Në ambientet e Muzeut të Bankës së Shqipërisë janë çelur ekspozita të përhershme dhe të përkohshme.
Ekspozita e përhershme e katit të parë, prezanton koleksione nga monedhat e sistemeve monetare që kanë ekzistuar në territoret e vendit tonë, duke nisur nga shek. V p.e.s. Ndërsa kati i dytë i Muzeut, i dedikohet ekspozitave të përkohshme.
Gjithashtu, ky Muze vjen i pajisur me hapësira të dedikuara, ku nxënësit apo studentët, mund të zhvillojnë orë mësimore, leksione dhe aktivitete të tjera didaktike lidhur me paranë dhe ekonominë.
A zhvillohet aktivitet tregtar në Muzeun e Bankës së Shqipërisë?
Si zhvillohen vizitat në Muzeun e Bankës së Shqipërisë?
Në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, vizitat zhvillohen gjithmonë në praninë e një ciceroni, sipas kategorive më poshtë:
- Vizitë individuale
- Vizitë në grup
- Vizitë për nxënës
- Vizitë për studentë
- Vizitë për individë me nevoja të veçanta
Ju mund të prenotoni llojin dhe orarin e vizitës suaj, në linkun : Prenotoni vizitën në Muzeun e Bankës së Shqipërisë
A zhvillohen orë mësimore në Muzeun e Bankës së Shqipërisë?
Po, në Muzeun e Bankës së Shqipërisë zhvillohen orë mësimore për tematika dhe grup-mosha të ndryshme. Ju mund të merrni pjesë duke prenotuar në linkun: Prenotoni vizitën në Muzeun e Bankës së Shqipërisë
Sa zgjat një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë?
Zakonisht, një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë zgjat rreth një orë.
A mund ta vizitojmë Bankën e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë, përveçse në Muzeun e saj, nuk ofron vizita për publikun në ambientet e punës.