Praktika mësimore

Banka e Shqipërisë ofron mundsinë e kryerjes së praktikave mësimore për student apo të sapo diplomuar nëpërmjet  programeve specifike të formimit, apo përfshirjes në projekte të veçanta të saj. Këto praktika mësimore synojnë përcjelljen e një modeli njerëzor e professional në forcimin e karrierës.

Banka e Shqipërisë promovon kryerjen e hulumtimeve në fushën ekonomike dhe fton të aplikojë të gjithë studentët apo të sapo diplomuarit të cilët duan të përmirësojnë dhe të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e ekonomisë.

 

Për më shumë informacion të mëtejshëm klikoni këtu

 

Departamenti i Burimeve Njerëzore

dëshiron t’ju informojë se:

Afatet e aplikimit për kryerjen e praktikës mësimore janë:

03-31 janar për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të parë të vitit (Shkurt-Qershor)

01-30 prill për praktika që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (Korrik-Dhjetor)