BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare
Data e publikimit: 06.11.2024
Më 6 nëntor 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
- të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 3% në nivelin 2.75%;
- të ulë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2% në nivelin 1.75%;
- të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 4% në nivelin 3.75%.