Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Tre muaj para mbylljes së vitit 2003, mund të konkludohet se ekonomia ka ecur në përputhje me objektivat e programit të zhvillimit të vendit.
Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, ekonomia shqiptare duket se do të regjistrojë
një rritje tjetër të pëlqyeshme të prodhimit të përgjithshëm. Sipas treguesve më të fundit pritet që rritja reale e PBB-së të jetë në kufirin 6 për qind, aq sa çishte paraparë në programin e zhvillimit ekonomik të vendit për vitin 2003.