Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka pasur një kah pozitiv zhvillimi gjatë vitit 2023. Vëllimi i aktivitetit ekonomik ka ardhur në rritje, duke gjeneruar rritje të punësimit e të pagave. Paralelisht me të, inflacioni ka ardhur në rënie, duke përmirësuar fuqinë blerëse të familjeve dhe duke reduktuar pasigurinë për të ardhmen. Së fundi, treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të ekonomisë: borxhi publik, borxhi i huaj dhe treguesi i kredive me probleme, shënuan përmirësim.