Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2023/IV

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2023/IV
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 09.11.2023
Data e shtypjes: 09.11.2023
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë në përballjen e saj me goditjen e shkaktuar nga rritja e shpejtë e çmimeve në tregjet botërore, si pasojë e luftës në Ukrainë. Aktiviteti ekonomik ka ardhur në rritje gjatë gjysmës së parë të vitit, duke mundësuar rritje të punësimit e të pagave dhe përmirësim të gjendjes financiare të bizneseve. Paralelisht me të, borxhi publik dhe borxhi i huaj i ekonomisë shqiptare janë reduktuar, kursi i këmbimit të lekut ndaj monedhave të huaja është forcuar, treguesi i kredive me probleme mbetet në nivele të ulëta, dhe gjendja e përgjithshme financiare e sektorit bankar paraqitet e shëndetshme.
Përmbajtja