Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2023/II

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2023/II
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.05.2023
Data e shtypjes: 11.05.2023
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë më i mirë se pritjet tona. Inflacioni vazhdoi trendin rënës gjatë tremujorit të parë, i ndikuar nga rënia e përgjithshme e inflacionit në ambientin botëror, efekti i bazës së lartë krahasuese të një viti më parë dhe nga efektet e para të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare. Në të njëjtën kohë, aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme. Parashikimet sugjerojnë se inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Rritja ekonomike e vendit do të mbetet në territor pozitiv, e mbështetur nga bilancet solide të sektorit privat, perspektiva pozitive e tregut të punës, përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë dhe kushtet ende akomoduese të financimit. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare. Megjithatë, presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta dhe përmbushja e objektivit të stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë një normalizim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen.

Përmbajtja