Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2023/I

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2023/I
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 09.02.2023
Data e shtypjes: 09.02.2023
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Informacioni i ri i analizuar në këtë raport ka qenë, përgjithësisht, më i mirë se pritjet e Bankës së Shqipërisë. Inflacioni shënoi rënie në muajt nëntor e dhjetor, aktiviteti ekonomik vijoi të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa efekti i normalizimit të qëndrimit të politikës monetare po shfaqet më i plotë në tregjet financiare. Këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm. Përditësimi i parashikimeve rikonfirmon pritjet tona se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Rënia e inflacionit do të pasqyrojë reduktimin e mëtejshëm të inflacionit në tregjet ndërkombëtare dhe pasojat kumulative të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare në vend. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare në mbledhjen e datës 1 shkurt 2023, ku u diskutua ky raport. Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet inflacioniste mbeten të larta dhe normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen është i nevojshëm për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv.

Përmbajtja