Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2022/III

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2022/III
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.08.2022
Data e shtypjes: 11.08.2022
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet tona të mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend. Ambienti i jashtëm vazhdon të mbetet sfidues. Përkundrejt këtyre zhvillimeve, ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri relativisht solide në gjysmën e parë të vitit, diktuar nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve të sektorit privat, si dhe i eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të vijojë procesin e normalizimit të politikës monetare, duke rritur me 0. 5 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%. Ky normalizim është i nevojshëm për kontrollin e presioneve inflacioniste dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda një horizonti kohor afatmesëm.

Përmbajtja