Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/II

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/II
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 12.05.2021
Data e shtypjes: 12.05.2021
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ritmi i rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik u përshpejtua dhe perspektiva e zhvillimit ka ardhur drejt përmirësimit gjatë dy tremujorëve të fundit. Megjithatë, rimëkëmbja ekonomike nuk është e plotë dhe faktorët mbështetës të saj nuk janë konsoliduar ende. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Vijimi i procesit të vaksinimit, stimuli monetar dhe fiskal, si dhe rikthimi i besimit në nivelet historike, do t’i hapin rrugë zgjerimit progresiv të aktivitetit ekonomik gjatë viteve 2021 dhe 2022. Punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje, duke ndihmuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022. Rimëkëmbja e plotë e ekonomisë dhe rritja e qëndrueshme e inflacionit drejt objektivit duhet të vijojë të mbështetet nga një profil stimulues i politikave ekonomike. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm dhe norma bazë e interesit mbeti e pandryshuar në nivelin 0.5%. Balanca e rreziqeve mbetet në kahun e poshtëm në afatin e shkurtër, por ajo shfaqet më e balancuar në afatin e mesëm. Duke patur parasysh kahun e rreziqeve, politika monetare do të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit kohor afatmesëm.
Përmbajtja