Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/I

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/I
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.02.2021
Data e shtypjes: 11.02.2021
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Aktiviteti ekonomik ka ardhur në përmirësim gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar. Ky përmirësim ka qenë më i shpejtë se pritjet e Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, inflacioni vijon të mbetet poshtë objektivit, ndërsa aktiviteti ekonomik dhe punësimi vijojnë të mbeten nën nivelet e regjistruara përpara pandemisë. Përditësimi i parashikimeve të Bankës së Shqipërisë sugjeron se kërkesa agregate do të vijë në rritje dhe se aktiviteti ekonomik do të vijë gradualisht drejt normalizimit gjatë dy viteve në vazhdim. Ky normalizim do të shoqërohet me rritje të punësimit, të pagave të punonjësve dhe të marzheve të fitimit të biznesit, çka do të krijojë premisa për kthimin e inflacionit në objektivin tonë prej 3% brenda vitit 2022.

Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se përmbushja e këtyre projeksioneve kërkon ruajtjen e kushteve të favorshme financiare gjatë gjithë horizontit afatmesëm. Në këtë kontekst, ai gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.
Përmbajtja