Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Norma vjetore e inflacionit u rrit në 3.1 për qind në muajin maj
2006. Inflacioni i matur nga IÇK-ja tregoi një rritje të theksuar
nga vlera 2.3 për qind që është mesatarja e tij në katër muajt e
parë të vitit. Shifra prej 3.1 për qind e inflacionit shënon rritjen e
katërt të njëpasnjëshme të tij. Në muajin janar 2006, inflacioni
rezultoi 1.3 për qind.