Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik tejkaloi me 0.16 pikë përqindjeje objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Këtë muaj, inflacioni u ul me një
vlerë mujore 0.36 për qind, ndërsa norma e tij vjetore shënoi 4.16 për qind.
Megjithatë, inflacioni mesatar në shtatë muajt e parë të vitit 2003 mbetet 3.5 për qind, brenda kufijve të objektivit.