Makineritë e trajtimit të kartëmonedhës
Institucionet bankare mund të riqarkullojnë kartëmonedhat shqiptare në qoftë se ato janë kontrolluar për vërtetësi dhe për përshtatshmëri për riqarkullim.
Këto kontrolle mund të kryhen nga:
- një lloj makinerie e trajtimit të kartëmonedhave, e cila është testuar me sukses nga Banka e Shqipërisë;
- nga anëtarë stafi të trajnuar.
Kartëmonedhat që kanë kaluar me sukses kontrollin e makinerisë mund të riqarkullohen nëpërmjet pajisjeve nxjerrëse të kartëmonedhave (ATM) ose pajisje të tjera të përdorura nga klientë.
Kartëmonedhat që janë kontrolluar nga anëtarë të trajnuar stafi mund të riqarkullohen vetëm në sportel.
Banka e Shqipërisë teston rregullisht makineritë e trajtimit të monedhës kombëtare dhe publikon rezultatet këtij testimi në faqen e internetit të saj.