100 Lekë, emetim i vitit 1996


Përmasat | 130 mm x 66 mm |
---|---|
Letër | sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku |
Ngjyra | Lejla |
Hedhur në qarkullim | 11.07.1997 |
Pamja e përparme | Portreti i Fan S. Nolit (1882-1965) politikan, shkrimtar dhe figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare. Gjithashtu, është edhe një pishtar i ndezur. |
Pamja e prapme | Pamje nga ndërtesa e Parlamentit të parë Shqiptar (sot godina e Akademisë së Shkencave), stema e Federatës Shqiptare "Vatra" si dhe emblema e gazetës "Dielli" drejtuar nga Fan S. Noli. |
Afati i kartëmonedhës:
- Ka patur kurs ligjor deri më 31 dhjetor 2008.
- Prej datës 1 janar 2009 nuk është përdorur më si mjet pagese.
- Grumbullohet kundrejt shkëmbimit me 100 % të vlerës pranë sporteleve të sistemit bankar.
- Afati i grumbullimit deri më datë 31 dhjetor 2023.