500 Lekë (seria e re)


Përmasat | 132 mm x 69 mm |
---|---|
Ngjyra | E kaltër |
Hedhur në qarkullim | 17 janar 2022 |
Pamja e përparme |
Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë. Tekstet “BANKA E SHQIPËRISË”, “PESËQIND LEKË”, “ISMAIL QEMALI 1844 - 1919” |
Pamja e prapme |
Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u morr vendimi. |
Elementet e sigurisë
Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.
Disa nga këto elemente, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar, ju mund të konsultoni faqen mbi elementet e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.
- Zbulo elementet e sigurisë

500 Lekë
Përmasat: 132 x 69 mm
Ngjyra: E kaltër
Data e hedhjes në qarkullim: 17 Janar 2022
500 Lekë (emetime të vitit 1996, 2001, 2007, 2015)


Përmasat | 145 x 69 mm |
---|---|
Ngjyra | E kaltër |
Hedhur në qarkullim |
14.07.1997 / 08.04.2002 / 16.02.2009 / 10.11.2017 |
Pamja e përparme |
Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarsisë dhe është emetuar në vitet 1996, 2001, 2007, 2015. |
Pamja e prapme |
Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarsisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarsisë dhe dhoma ku u morr vendimi. |
Elementet e sigurisë për publikun

Shtypi i ngritur

Elementët e njohjes nga të verbërit

Filli i sigurisë

Filigrama (Figura Ujore)

Elementi i regjistrimit

Imazhi i fshehur
