5000 Lekë (seria e re)

 

Albania-5000-(July-2019)-front-600dpi
Albania-5000-(July-2019)-back-600dpi

 

Përmasat 153 mm x 72 mm
Ngjyra E verdhë

Hedhur në
qarkullim

30.09.2019

Pamja e
përparme

Portreti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut sipas Gentile Bellini-t

Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË", "PESË MIJË LEKË", "SKËNDERBEU 1405-1468”

Pamja e
prapme

Kalaja e Krujës, përkrenarja, monumenti i Skënderbeut mbi kalë në Tiranë dhe nënshkrimet e drejtuesve.

 

 

Elementet e sigurisë 

Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.

Disa nga këto elemente, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar, ju mund të konsultoni faqen mbi elementet e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.

  • Zbulo elementet e sigurisë

 

5000 Lekë (emetime të viteve 1996, 2001, 2007, 2013)

 

.5000 leke para.
5000 leke mbrapa
Përmasat 160 mm x 72 mm
Ngjyra E verdhë

Hedhur në
qarkullim

01.01.1999 / 01.09.2004 / 15.05.2009 / 09.07.2014

Pamja e
përparme

Portreti i Skendërbeut (1405-1468) simbol i shqiponjës dykrenore ai i mburojës dhe shpatës.

Pamja e
prapme

Kështjella e Krujës, simbole, përkrenarja dhe monumenti i Skënderbeut mbi kalë në Tiranë.

Elementet e sigurisë për publikun

Shtypi i ngritur

Shtypi i ngritur

Shtypi i ngritur prodhon në efekt relievi në bojën e përdorur mbi kartëmonedhë. Me rrëshqitjen e gishtave përgjatë sipërfaqes së kartëmonedhës, prania e shtypit të ngritur mund të perceptohet tek imazhet kryesore në të dy anët e kartëmonedhës. Në anën e përparme, shtypi i ngritur dallohet në portret dhe në numrat e vlerës nominale të kartëmonedhës.

Elementët e njohjes nga të verbërit

Elementët e njohjes nga të verbërit

Kartëmonedhat shqiptare përmbajnë elemente për të ndihmuar të verbërit t’i dallojnë ato nga njëra tjetra. Ato janë elemente gjeometrikë të realizuar me teknika të shtypit të ngritur, të dallueshëm me anë të prekjes. Kartëmonedhat 5000 Lekë identifikohet me 5 trekëndorë.

Filli i sigurisë

Filli i sigurisë

Filli i sigurisë është i thurur në letrën e kartëmonedhës. Me shikim të lirë, në anën e përparme të kartëmonedhës filli shfaqet në sipërfaqe si vijë e gjerë dhe ndërprerë në ngjyrë argjendi, në të cilën shkruhet vlera nominale e kartëmonedhës. Duke e mbajtur kartëmonedhën kundrejt dritës, filli duket si një vijë e errët e pandërprerë, ku vlera nominale e kartëmonedhës paraqitet si shkrim i tejdukshëm ndaj dritës.

Filigrama (Figura Ujore)

Filigrama (Figura Ujore)

Filigrama është një element sigurie i realizuar në letrën e kartëmonedhës. Duke e mbajtur kartëmonedhën kundrejt dritës, rishfaqet portreti i kartëmonedhës.

Elementi i regjistrimit

Elementi i regjistrimit

Elementi i regjistrimit në kartëmonedhat shqiptare përfaqësohet nga një figurë e stilizuar e shqiponjës. Ky element është i shtypur në të dyja anët e kartëmonedhës dhe kur shihet kundrejt dritës duhet që të dyja figurat të përputhen saktësisht mbi njëra-tjetrën duke formuar një imazh të vetëm.

Imazhi i fshehur

Imazhi i fshehur

Imazhi i fshehur është një element sigurie i cili bazohet në efekte optike të shtypit të ngritur kundrejt dritës. Imazhi i elementit bëhet i dukshëm kur sipërfaqja e kartëmonedhës mbahet horizontalisht në nivelin e syrit kundrejt një burimi drite. Në kartëmonedhat shqiptare, imazhi i fshehur përmban vlerën nominale të kartëmonedhës.

Mikroteksti

Mikroteksti

Mikroteksti është shkrim me përmasa të vogla, qartësisht i lexueshëm me një lente zmadhimi. Në kartëmonedhat e vërteta, ky tekst duhet të duket i konfiguruar qartë.