1000 Lekë (seria e re)

 

ALB 1000 R CMJN 300

ALB 1000 V CMJN 300

 

Përmasat 139 mm x 69 mm
Ngjyra Jeshile

Hedhur në
qarkullim

30 qershor 2021

Pamja e
përparme

Portreti i Pjetër Bogdani

Tekstet “BANKA E SHQIPËRISË”, “NJË MIJË LEKË”, “PJETËR BOGDANI 1625-1689”

Pamja e
prapme

Kisha katolike e Vaut të Dejës me pamjen e frontespicit të veprës Çeta e profetëve

Simboli i diellit

 

 

Elementet e sigurisë 

Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.

Disa nga këto elemente, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar, ju mund të konsultoni faqen mbi elementet e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.

  • Zbulo elementet e sigurisë

 

1000 Lekë (Emetime të viteve 1996, 2001, 2007, 2011)

1000-Leke-back-resize
1000-Leke-1-resize
Përmasat 152 x 72 mm
Ngjyra E gjelbër 

Hedhur në
qarkullim

14.07.1997 / 08.04.2002 / 16.02.2009 / 14.11.2008 / 03.06.2013

Pamja e
përparme

Portreti i Pjetër Bogdanit (1625-1689) marrë nga libri “Çeta e Profetëve”, një simbol i tij për diellin.

Pamja e
prapme

Pamja e kishës Katolike të Vaut të Dejës dhe një simbol i tij për diellin.

Shtypi i ngritur

Shtypi i ngritur

Shtypi i ngritur prodhon në efekt relievi në bojën e përdorur mbi kartëmonedhë. Me rrëshqitjen e gishtave përgjatë sipërfaqes së kartëmonedhës, prania e shtypit të ngritur mund të perceptohet tek imazhet kryesore në të dy anët e kartëmonedhës. Në anën e përparme, shtypi i ngritur dallohet në portret dhe në numrat e vlerës nominale të kartëmonedhës.

Elementët e njohjes nga të verbërit

Elementët e njohjes nga të verbërit

Kartëmonedhat shqiptare përmbajnë elemente për të ndihmuar të verbërit t’i dallojnë ato nga njëra tjetra. Ato janë elemente gjeometrikë të realizuar me teknika të shtypit të ngritur, të dallueshëm me anë të prekjes.

Filli i sigurisë

Filli i sigurisë

Filli i sigurisë është i thurur në letrën e kartëmonedhës. Me shikim të lirë, në anën e përparme të kartëmonedhës filli shfaqet në sipërfaqe si vijë e gjerë dhe ndërprerë në ngjyrë argjendi, në të cilën shkruhet vlera nominale e kartëmonedhës. Duke e mbajtur kartëmonedhën kundrejt dritës, filli duket si një vijë e errët e pandërprerë, ku vlera nominale e kartëmonedhës paraqitet si shkrim i tejdukshëm ndaj dritës.


Filigrama (Figura Ujore)

Filigrama (Figura Ujore)

Filigrama është një element sigurie i realizuar në letrën e kartëmonedhës. Duke e mbajtur kartëmonedhën kundrejt dritës, rishfaqet portreti i kartëmonedhës.


Elementi i regjistrimit

Elementi i regjistrimit

Elementi i regjistrimit në kartëmonedhat shqiptare përfaqësohet nga një figurë e stilizuar e shqiponjës. Ky element është i shtypur në të dyja anët e kartëmonedhës dhe kur shihet kundrejt dritës duhet që të dyja figurat të përputhen saktësisht mbi njëra-tjetrën duke formuar një imazh të vetëm.


Imazhi i fshehur

Imazhi i fshehur

Imazhi i fshehur është një element sigurie i cili bazohet në efekte optike të shtypit të ngritur kundrejt dritës. Imazhi i elementit bëhet i dukshëm kur sipërfaqja e kartëmonedhës mbahet horizontalisht në nivelin e syrit kundrejt një burimi drite. Në kartëmonedhat shqiptare, imazhi i fshehur përmban vlerën nominale të kartëmonedhës.


Mikroteksti

Mikroteksti

Mikroteksti është shkrim me përmasa të vogla, qartësisht i lexueshëm me një lente zmadhimi. Në kartëmonedhat e vërteta, ky tekst duhet të duket i konfiguruar qartë.