Sistemi ndërbankar i pagesave me vlerë të madhe – AIPS
AIPS (Albanian Interbank Payment System) është sistemi i shlyerjes bruto, në kohë reale të urdhërpagesave, në mënyrë të parevokueshme dhe të pakushtëzuar. Në të procesohen të gjitha pagesat ndërbankare me vlerë të madhe, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në monedhën kombëtare Lekë.
Sistemi AIPS filloi funksionimin e tij më 31 janar 2004.
Në AIPS marrin pjesë Banka e Shqipërisë dhe 11 bankat tregtare si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, si edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë si pjesëmarrës i tërthortë. Gjithashtu, në këtë sistem shlyejnë pozicionet e tyre edhe sistemi AECH, sistemi AFISaR dhe skemat e kartave.
Sistemi AIPS operon në orarin 08:30 – 16:30.