Sistemi i shlyerjes dhe regjistrimit të titujve - AFISaR
AFISaR (Albanian Financial Instrument Settlement and Registration) është sistemi qendror i shlyerjes dhe regjistrimit të titujve shtetërorë, për të cilët Banka e Shqipërisë organizon ankandet në zbatim të Marrëveshjes me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Sistemi AFISaR është plotësisht i pajtueshëm me parimet e Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BIS) për shlyerjen e transaksioneve me tituj në përputhje me parimin “dorëzim kundrejt pagesës” (DvP – Delivery versus Payment)
Pjesëmarrësit në AFISaR ndahen në dy kategori:
- Pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë – Kanë llogari titujsh drejtpërdrejt në AFISaR, të cilën e operojnë vetë duke aksesuar sistemin AFISaR
- Pjesëmarrësit e tërthortë – Hapin llogari titujsh nëpërmjet pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë.
Sistemi AFISaR filloi funksionimin e tij më 19 janar 2015.
Aktualisht, përveç Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ka edhe 13 pjesëmarrës të tjerë të drejtpërdrejtë.
- Vendimi 55/2018 “Për miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”
- Vendim 71/2017 “Për disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)””
- Vendim 126/2016 "Për miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”
- Rregullore 76/2014 “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR), e ndryshuar"
-
Kontrata për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sistemin AFISaR
- Kontrata për pjesëmarrjen e Bursës së Titujve
- Kontrata për pjesëmarrjen e tërthortë të personave juridikë në sistemin AFISaR
- Kontrata për pjesëmarrjen e tërthortë të personave fizikë në sistemin AFISaR
- Marrëvëshja tip për dhënien e të drejtave për aksesimin e informacionit në sistemin AFISaR
- Oraret e operimit të sistemit AFISaR
- Komisionet e aplikuara në sistemin AFISaR
- Informacion mbi Bursën e Titujve
- Fazat e anëtarësimit të pjesëmarrësit të drejtpërdrejtë në sistemin AFISaR dhe Bursa e Titujve
- Lista e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në sistemin AFISaR