Sistemi i klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH
Banka e Shqipërisë ofron shërbimin e kleringut prej vitit 1997. Nëpërmjet këtij shërbimi ofrohet klerimi i çeqeve dhe i urdhërpagesave ndërbankare të iniciuara nga klientët.
AECH (Albanian Electronic Clearing House) është sistem i automatizuar i kleringut të pagesave me vlerë të vogël - më pak se 1.5 milionë lekë - në seanca kleringu. Duke qenë plotësisht i integruar me sistemin AIPS, shlyen në mënyrë periodike rezultatet shumëpalëshe neto të klerimit.
Sistemi AECH filloi funksionimin më 8 korrik 2005.
Në AECH marrin pjesë Banka e Shqipërisë dhe 11 bankat tregtare si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, si edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë si pjesëmarrës i tërthortë.
Sistemi AECH funksionon me 3 seanca kleringu:
Seanca e parë | 08:35 - 10:00 |
Seanca e dytë | 10:35 - 12:30 |
Seanca e tretë | 13:35 - 14:45 |
Klerimi i çeqeve ndërbankare dhe personale realizohet nëpërmjet shkëmbimit fizik në seancat e kleringut që zhvillohen çdo ditë në orën 13:00 në Bankën e Shqipërisë.