Pjesëmarrësit në Komitetin Kombëtar të Sistemit të Pagesave

Pjesëmarrësit në Komitetin Kombëtar të Sistemit të Pagesave janë titullarë, përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:

  • Banka e Shqipërisë,
  • Ministri, të cilat mbulojnë funksionet në vijim:
  • thesarin e shtetit;
  • të drejtën për të propozuar akte ligjore të hartuara nga Banka e Shqipërisë;
  • mbrojtjen e konsumatorit;
  • regjistrin e gjendjes civile;
  • luftës kundër krimit kibernetik;
  • inovacionin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike (e-government);
  • dërgesat e emigrantëve;
  • si dhe funksione të tjera të cilat në varësi të objektivave dhe projekteve mund të ndërlidhen me funksionin e Komitetit,
  • Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,
  • Shoqata Shqiptare e Bankave,
  • Përfaqësues në nivel ekzekutiv nga institucionet financiare jobanka të cilat kryejnë veprimtarinë e transfertave, pagesave dhe/ose të parasë elektronike, nga operatorët e infrastrukturës,  si dhe nga operatorë të licencuar në bazë të ligjit “Për Sistemin e Pagesave”.

 

Në mbledhjen e Komitetit, në varësi të tematikave të përcaktuara në rendin e ditës, mund të marrin pjesë si vëzhgues aktorë të tjerë kryesorë të sistemit të pagesave dhe infrastrukturës së tregjeve financiare të tillë si: shoqëritë e shërbimeve utilitare, shoqëritë e telekomunikacionit, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës, ekspertë të huaj të fushës së sistemeve apo shërbimeve të pagesave, etj.

Procedurat e pjesëmarrjes në Komitet përcaktohen në rregulloren 37/2014  Rregullore 37/2014 ''Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave'',  e ndryshuar, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Për çështje që lidhen me Komitetin Kombëtar të Sistemit të Pagesave, mund të kontaktoni:  [email protected]