Raporti për ecurinë e MREL
![Raporti për ecurinë e MREL](https://www.bankofalbania.org/rc/img/MREL_Cover_6M_2_2023_2_27125.jpg)
Raporti për ecurinë e “Kërkesës minimale për instrumente të Kapitalit Rregullator dhe Detyrime të pranuara - MREL” përmbledh zhvillimet kryesore të sistemit bankar në terma të përmbushjes së kësaj kërkese, e cila përbën një nga objektivat kryesorë për përgatitjen financiare të bankave lidhur me rritjen e aftësisë së tyre për zbatimin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.
Pas hyrjes në fuqi të Rregullores nr.78/2020 “Për kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara”, Banka e Shqipërisë ka komunikuar çdo vit nivelin e ndërmjetëm të kërkesës për MREL që bankat duhet të plotësojnë brenda 12 muajve të ardhshëm dhe nivelin përfundimtar që duhet të plotësohet brenda vitit 2027.
Raporti për ecurinë e “Kërkesës minimale për instrumente të Kapitalit Rregullator dhe Detyrime të pranuara - MREL” paraqet një informacion të zgjeruar të mënyrës së përmbushjes të kërkesës për MREL nga bankat, aktivitetit të bankave për emetimin e titujve financiarë për qëllime të kësaj kërkese, zhvillimet në normat e interesit në tregun financiar dhe koston e financimit të këtyre emetimeve, si dhe ndikimin e këtyre të fundit në përfitueshmërinë e bankave.