Plani i ndërhyrjes së jashtëzakonshme

Strategjia e ndërhyrjes së jashtëzakonshme përfshihet në planin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme që harton Banka e Shqipërisë, ku detajohen të gjitha hapat që duhen ndjekur në rast se banka është në vështirësi.

Si hartohet plani i ndërhyrjes së jashtëzakonshme?

Plani i ndërhyrjes së jashtëzakonshme detajon hapat që duhet të ndërmerren nëse një bankë plotëson kushtet për ndërhyrje të jashtëzakonshme.

Plani i ndërhyrjes së jashtëzakonshme ka tre objektiva: 

  • njohjen e funksionimit të bankës dhe identifikimin e  funksioneve kritike të saj
  • përcaktimin nëse ekzistojnë pengesa për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në bankë dhe cilat janë hapat e nevojshëm për heqjen e këtyre pengesave
  • përgatitjen për ndërhyrje të jashtëzakonshme
 

Hapat për hartimin e planit për ndërhyrje të jashtëzakonshme

Plani i ndërhyrjes së jashtëzakonshme përfshin gjashtë hapa në vijim:

Ky hap përfshin një analizë të hollësishme të bankës, p.sh. struktura e saj,forma ligjore, pozita financiare, modeli i biznesit, funksionet kritike, varësitë e brendshme dhe të jashtme dhe sistemet kritike dhe infrastrukturës.

Hapi në vijim përcakton nëse objektivat e ndërhyrjes së jashtëzakonshme përmbushen përmes likuidimit të detyruar të bankës ose zbatimit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Në rastin e fundit, ky hap përfshin gjithashtu një përshkrim të detajuar të strategjisë së ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe instrumenteve që do të zbatohen.
 

Ky hap vlerëson nëse përmbushen kërkesat financiare dhe operacionale për të siguruar vazhdimësinë e  bankës, gjatë ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe pas saj.

Ky plan përshkruan të gjitha rregullat dhe procedurat për t’u ndjekur me qëllim që Banka e Shqipërisë të mund të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm që i nevojitet për bankën. Gjithashtu  ky plan përshkruan se si do të komunikohet zbatimi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme në bankë dhe jashtë saj për të gjitha fazat, përkatësisht përpara, gjatë  dhe pas zbatimit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Në këtë hap përcaktohet  nëse ka ndonjë pengesë të mëtejshme për zbatimin e ndërhyrjes e jashtëzakonshme në bankë dhe identifikohen hapat e nevojshëm për heqjen e tyre . Ky hap gjithashtu përcakton dhe nivelin minimal të instrumenteve  të kapitalit dhe detyrimeve të pranuara, për çdo bankë.

Banka e Shqipërisë i  paraqet një përmbledhje të planit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme edhe bankës, me qëllim përfshirjen e opinionit të saj në lidhje me planin.

Çdo pyetje ose kërkesë për informacion shtesë mund t'i drejtohet Bankës së Shqipërisë ose të dërgohet në email: [email protected]