Planifikimi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme
Banka e Shqipërisë harton planin dhe përzgjedh strategjinë e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.
Strategjia e ndërhyrjes së jashtëzakonshme
Strategjia përcakton mënyrën se si do të zbatohet ndërhyrja e jashtëzakonshme në një bankë në vështirësi. Banka e Shqipërisë e përzgjedh strategjinë në mënyrë që të mundësojë vazhdimësinë e funksioneve kritike të bankës si dhe moscenimin e stabilitetit financiar në vend.
Niveli minimal i instrumenteve të kapitalit dhe detyrimeve të pranuara
Banka ndaj së cilës zbatohet ndërhyrja e jashtëzakonshme, duhet të ketë në bilanc kapacitet të mjaftueshëm për përthithjen e humbjeve.
Formularët standard për mbledhjen e informacionit
Banka e Shqipërisë harton planet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme duke përdorur informacionin që mbledh nga bankat nëpërmjet disa formularëve standard.