Prenotoni vizitën në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

VENDNDODHJA:

Muzeu ndodhet brenda ambienteve të selisë qendrore të Bankës së Shqipërisë, në sheshin "Skënderbej", nr. 1, Tiranë. Hyrja në ndërtesë bëhet nga krahu i rrugës "Ibrahim Rugova". 


RREGULLAT E HYRJES
•    Hyrja në Muze është falas.
•    Hyrja në Bankë bëhet me një dokument identifikimi. 
•    Ndalohet hyrja me aparate fotografike, aparate celularë, si dhe pajisje të tjera që mund të përdoren për fotografim apo ruajtje imazhesh, regjistrim zërash apo të dhënash të çfarëdo lloji.

Të gjithë mund të vizitojnë Muzeun e Bankës së Shqipërisë me guide, shqip dhe anglisht në oraret: 09:00; 11:00; 14:00 në ditët: e  martë, e mërkurë dhe e enjte.

PRENOTONI VIZITËN TUAJ, DUKE PLOTËSUAR FORMULARIN E MËPOSHTËM:

Please make sure to check carefully before submitting an issue. Thank you!

 
  • Funksionet e parasë
  • Simbolika e monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare dhe kuriozitete numizmatike
  • Banka e Shqipërisë: historia, struktura dhe procesi i vendimmarrjes
  • Banka e Shqipërisë: Roli dhe Funksionet
  • Produktet dhe shërbimet bankare
  • Roli i Bankës së Shqipërisë në ekonomi dhe politika monetare e ndjekur prej saj
  • Roli i Bankës së Shqipërisë në mbikëqyrjen e sistemit bankar shqiptar

 

Muzeu i Bankës së Shqipërisë zhvillon prezantime për nxënës, gjimnazistë dhe studentë (maksimumi 30 persona). Temat e trajtuara lidhen me çështje të ndryshme të bankingut qendror dhe edukimit financiar. Prezantimet shoqërohen edhe nga një sesion pyetje-përgjigjesh dhe zgjasin rreth një orë. 

KONTAKT

Banka e Shqipërisë 
Zyra e Muzeut
Sheshi “Skënderbej”, Nr.1, Tiranë
Tel: + 355 4 22419301/02/03; 22419409/10/11 ext. 304 ose 306
Ose në adresën: [email protected]