Muzeu i Bankës së Shqipërisë organizon për herë të parë një cikël leksionesh të quajtura "Netët e Muzeut". Ky aktivitet ka si qëllim informimin e publikut të gjerë përmes leksioneve të mbajtura nga historianë, arkeologë, numizmatë, si edhe ekspertë të tjerë të fushës, mbi tematika të numizmatikës, historisë bankare, ekonomike dhe edukimit financiar.


1. Leksioni i parë i këtij cikli nisi më 30 tetor 2017, me leksionin e z. Artan Lame. Kjo datë përkoi  me 2-vjetorin e çeljes së Muzeut të Bankës së Shqipërisë-së (2015),  si edhe me përvjetorin e 79-të të inaugurimit të ndërtesës së Bankës Kombëtare të Shqipnis (1938), Banka e Shqipërisë. 

Z. Lame, është koleksionist dhe njohës i shquar i numizmatikës dhe medalistikës shqiptare e osmane, si dhe studiues i historisë shqiptare e veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në leksionin e tij, ai trajtoi çështjet e monedhës osmane, që prej lindjes së saj në shek. XIV deri në Reformat e Tanzimatit në shek. XIX, karakteristikat dhe llojet e monedhave të qarkulluara në trojet shqiptare. Leksioni u ndal edhe në qarkullimin e monedhave evropiane, të përdorura në trojet shqiptare para dhe gjatë përdorimit të monedhës osmane. 

[CI-16078-20-1-236] Quick Links

2. Më 20 nëntor 2017, Muzeu i Bankës së Shqipërisë zhvilloi leksionin e dytë të ciklit "Netët e Muzeut", të mbajtur nga Prof. Dr. Nevila Nika, UET, me temë "Arkivi: Banka e kujtesës". Në leksionin e saj, zj. Nika prezantoi rëndësinë dhe rolin që luajnë arkivat në zhvillimin e shoqërive në përgjithësi, duke u ndalur në misionin dhe funksionet e arkivit qendror të shtetit shqiptar, si autoriteti më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar. Lektorja prezantoi edhe rolin e arkivave si instrumente për ruajtjen dhe ekspozimin e objekteve me vlera të veçanta duke marrë si shembull rastin e ngritjes së Muzeut të Bankës së Shqipërisë.