Nxënës
Dhoma e Fëmijëve
Dhoma e fëmijëve ndodhet brenda Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Ajo i dedikohet vizitorëve të vegjël të Muzeut, të cilët mund të lexojnë e të luajnë individualisht me aplikacionin interaktiv "Derrkuci Çufo mëson të kursejë", të provojnë njohuritë e tyre në kuiz-in "Torta e Çufos", të punojnë e të argëtohen me fletët e shumta të punës ose të marrin pjesë të organizuar në grup në një nga aktivitetet tona.
Paketa mësimore "1, 2, 3 ... derrkuci Çufo mëson të kursejë"
Paketa mësimore "1, 2, 3" derrkuci Çufo mëson të kursejë", i dedikohet edukimit financiar të nxënësve që ndjekin klasën I, II dhe III, të shkollës 9-vjeçare. Ajo mund të përdoret në orët e lira mësimore, në orët dedikuar projekteve shkollore apo si projekt ndërlëndor.
Libri "1, 2, 3... derrkuci Çufo mëson të kursejë" përmban:
- 7 përrallëza të shkurtra, të cilat trajtojnë tema të tilla si: ndryshimi mes nevojave dhe dëshirave; nga vjen paraja dhe për çfarë shërben ajo; administrimi i duhur i parave dhe kursimi etj.;
- 22 fletë pune, nëpërmjet plotësimit të të cilave nxënësit do të mësojnë më shumë për paranë duke u argëtuar;