Gjimnazistë

 

Moduli me zgjedhje të lirë "Financat personale në duart tuaja"

Banka e Shqipërisë ka organizuar prej vitesh një sërë projektesh për edukimin e të rinjve. Puna e saj shumëvjeçare u kurorëzua me integrimin e modulit me zgjedhje të lirë "Financat personale në duart tuaja", në kurrikulën mësimore për herë të parë, në vitin shkollor 2011-2012. 

Moduli i njeh nxënësit me botën e financave personale, për t’i informuar dhe për të formuar tek ta aftësitë e nevojshme për të administruar në mënyrë sa më fitimprurëse paratë. Programi lëndor zhvillohet gjatë 36 orëve mësimore dhe mund të zgjidhet nga nxënësit në çdonjërin prej 3 viteve të shkollës së mesme. Teksti mësimor ofrohet dhe shpërndahet falas për të gjitha shkollat e mesme që zgjedhin ta zhvillojnë atë. 

Për më shumë informacion lexoni: