Gazetarë

 

Për të ndihmuar në krijimin e një kulture të përgjithshme ekonomike në vend, Banka e Shqipërisë punon për vendosjen e urave efektive të komunikimit me grupe të caktuara interesi. Një nga format e zgjedhura për arritjen e këtij qëllimi janë edhe seminaret dhe trajnimet periodike, që Banka organizon për njohjen e publikut me institucionin e bankës qendrore dhe me argumente të tjera të natyrës ekonomiko-financiare.

Në këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë, mediat përfaqësojnë një nga përçuesit kryesorë të informacionit mbi tregjet financiare dhe gjendjen ekonomike në shoqëri. Për këtë arsye, duke filluar nga viti 2003, Banka ka konsoliduar traditën e zhvillimit të seminareve trajnuese për gazetarët ekonomikë të medias së shkruar dhe asaj elektronike. Me anë të këtyre seminareve, synohet të rritet shkalla e njohjes së funksioneve të Bankës së Shqipërisë nga përfaqësuesit e mediave, në mënyrë që përçimi në publik i vendimeve të bankës qendrore dhe interpretimi i tyre të jetë sa më i drejtë, i saktë dhe të mos lërë vend për keqkuptime