Drejt Evropës

 

Njëzet vjet më parë, në shkurt të vitit 1992, qeveritë e 12 vendeve të Bashkimit Evropian firmosën në qytetin holandez të Maastiricht-it, traktatin me anë të të cilit angazhoheshin të adoptonin një monedhë të përbashkët.

Gatë natës së Vitit të Ri 2002, dritat e kateve më të larta të bankave qendrore evropiane qëndruan të ndezura. Guvernatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë fjetën pak. Përgatitjet për prezantimin e Euros ishin të përpikta. Por ky ishte një eksperiment i pa provuar më parë. Historia e bankingut nuk kishte njohur asnjë rast të tillë të ngjashëm. Variabilat në lojë ishin të shumta.

Qarkullimi monetar në vendin tonë, që në periudhën e lashtësisë, dëshmon se në trevat historike shqiptare, që në shek. IV p. e.s, kur u pre monedha e parë vendase në tregun e shkëmbit, kanë qarkulluar monedhat më kryesore të Evropës.

portret evropes
* Portret mitologjik i Evropës, tashmë
një prej elementeve të sigurisë të serisë
së re të kartëmonedhave euro,
e quajtur seria e Evropës
.

Kjo e kaluar e largët le të shërbejë, midis të tjerash, edhe për të rikujtuar se  historia e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me atë të pjesës tjetër të kontinentit të vjetër, të cilit i përket në mënyrë të pakthyeshme, dhe se, pavarësisht devijimeve historike, e ardhmja e saj është paracaktuar të jetë evropiane.