Banka e Shqipërisë

 

Me fillimin e viteve ‘90, ndërrimi i sistemit politik në Shqipëri solli ndryshime thelbësore edhe për sistemin bankar. Tiparet kryesore të këtij ndryshimi ishin: ndarja e funksioneve të bankës qendrore nga funksionet e bankave të nivelit të dytë (bankat tregtare), rritja e numrit të bankave, shtrirja e veprimtarisë së tyre të kreditit në disa degë të ekonomisë shqiptare, si dhe hyrja e kapitalit të huaj në tregun bankar.

Në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të vendit, Banka e Shqipërisë, e cila u krijua me miratimin e ligjit nr. 7559 "Për Bankën e Shqipërisë", datë 22 prill 1992, gëzon funksione të mirëfillta të një banke qendrore klasike, me objektivin kryesor  që të garantojë arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe eficiencën e sistemit financiar.

Banka e Shqipërisë dallon përmbi të gjitha nga bankat e tjera të sistemit bankar, pasi ajo nuk ushtron të njëjtat funksione dhe nuk ofron të njëjtat shërbime me bankat tregtare.  Thënë më thjeshtë, ajo nuk u shërben drejtpërdrejt individëve dhe bizneseve, nuk u jep atyre kredi, në të nuk mund të hapen llogari personale dhe nuk lëshon as karta debiti, as karta krediti. Banka qendrore është një banke pa sportele. "Klientët" e saj janë bankat tregtare dhe Qeveria.

banka naten
Pamje ballore e ndërtesës natën
mozaik
Mozaik në hollin e brendshëm
relief
Gravurë mbi hyrjen kryesore
pjesa ballore
Pamje e përgjithshme e pjesës ballore të ndërtesës