Video Edukative
Mësoni më shumë mbi disa nga konceptet kryesore ekonomike përmes videove edukative.
KONKURRENCA
Filmi prezanton konceptet e konkurrencës së pastër, monopolit dhe oligopolit, si dhe katër kushtet që duhet të përmbushen për të arritur një konkurrencë të pastër. Strukturat e ndryshme të tregut kanë pasoja të ndryshme për konsumatorët (veçanërisht përsa i përket çmimit, cilësisë dhe inovacionit).
Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.
KRIZA
Filmi tregon shkurtimisht se si përhapet në mbarë ekonominë një krizë financiare, e cila, në parim, ka të bëjë vetëm me bankat dhe sektorin financiar. Gjithashtu, ai shpjegon rolin që luajnë rregullatorët në parandalimin apo zgjidhjen e një krize.
Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.
RRITJA EKONOMIKE
Filmi shpjegon koncepte si, vlera e shtuar (e bizneseve dhe qeverisë), PBB-ja, si dhe rritja reale dhe nominale. Gjithashtu, ai trajton shpërblimin e palëve të interesuara në këtë vlerë të shtuar (pagat, interesat, dividentët, taksat) dhe shpenzimet nga të ardhurat e këtyre aktorëve (konsumi, investimet private dhe publike).
Video e realizuar nga Banque de France dhe Universcience.