Statistikat

Statistikat zyrtare zënë një vend të veçantë në ekonominë shqiptare, pasi ato ndikojnë në rritjen e cilësisë së analizave dhe në marrjen e vendimeve sa më realiste. Arsyeja e parë për të mbledhur statistika për një bankë qendrore është sigurimi i një informacioni sasior për të formuluar, zbatuar dhe monitoruar politikat ekonomike dhe financiare si dhe për analiza makroekonomike, për kërkime në fushën ekonomike.
Banka e Shqipërisë grumbullon informacion mbi shumë sektorë të ekonomisë si, sektori bankar, sektori fiskal, sektori real dhe sektori i jashtëm,dhe pas një kompilimi të kujdesshëm, publikon statistikat përkatëse. Në këtë mënyrë, Banka e Shqipërisë është një burim i rëndësishëm informacioni statistikor, jo vetëm për institucionet e ndryshme, por edhe për publikun e gjerë.