Informacion mbi normat e interesit dhe komisionet bankare
Duke filluar nga data 27 korrik 2012, në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë publikohen në mënyrë të përqendruar dhe të thjeshtë për përdorim, normat e interesit dhe komisionet për produktet dhe shërbimet që bankat ofrojnë për publikun.
Bankat raportojnë këto të dhëna çdo tre muaj.
Publikimi i këtyre të dhënave synon përmirësimin e standardeve të transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit nëpërmjet lehtësimit të informimit mbi kosto-përfitimet më të përshtatshme për kreditë, depozitat, llogaritë rrjedhëse, kartat bankare etj.
Informacioni i publikuar ndihmon individët dhe bizneset për zgjedhjen e duhur dhe të favorshme, në përputhje me situatën e tyre financiare, si dhe kontribuon në rritjen e konkurrueshmërisë në treg.