Norma interesi dhe komisione për subjekte financiare jobanka
Duke filluar nga data 2 Shtator 2020, në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë publikohen në mënyrë të përqendruar dhe të thjeshtë për përdorim, edhe normat e interesit dhe komisionet për produktet dhe shërbimet që subjektet financiare jo banka ofrojnë për publikun.
Subjektet Financiare jo Banka ashtu si edhe Bankat raportojnë këto të dhëna çdo tre muaj.
Publikimi i këtyre të dhënave synon përmirësimin e standardeve të transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit nëpërmjet lehtësimit të informimit mbi kosto-përfitimet më të përshtatshme për kreditë, leasing, transfertat e parave, etj.
Informacioni i publikuar ndihmon individët dhe bizneset për zgjedhjen e duhur dhe të favorshme, në përputhje me situatën e tyre financiare, si dhe kontribuon në rritjen e konkurrueshmërisë në treg.