Norma interesi dhe komisione për SHKK
Duke filluar nga data 4 Gusht 2023, në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë publikohen në mënyrë të përqendruar dhe të thjeshtë për përdorim, edhe normat e interesit dhe komisionet për produktet dhe shërbimet e lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave që shoqëritë e kursimit kreditit ofrojnë për publikun.
Shoqëritë e Kursimit Kreditit ashtu si edhe Subjektet Financiare jo Banka dhe Bankat raportojnë këto të dhëna çdo tre muaj.
Publikimi i këtyre të dhënave synon përmirësimin e standardeve të transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit nëpërmjet lehtësimit të informimit mbi kosto-përfitimet më të përshtatshme për llogarinë e pagesës, transfertat e parave, etj.
Informacioni i publikuar ndihmon individët dhe bizneset për zgjedhjen e duhur dhe të favorshme, në përputhje me situatën e tyre financiare, si dhe kontribuon në rritjen e konkurrueshmërisë në treg.