Rregulloret e licencimit
Banka e Shqipërisë miraton rregullore të cilat përcaktojnë kushtet, kërkesat, afatet, dokumentacionin dhe procedurat për licencimin, miratimin e veprimtarive shtesë, detyrimet për njoftim në Bankën e Shqipërisë, dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe riorganizimin juridik të subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura prej saj.
Për secilën rregullore, ju do të gjeni vendimin për miratimin e saj, vendimet pasuese për ndryshime të rregullores ndër vite (nëse ka), si dhe një version të integruar i cili pasqyron edhe këto ndryshime.
Më poshtë do të gjeni listën e rregulloreve të licencimit të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
- Rregullore 104/2016 ''Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre'', version i integruar
- Rregullore 1/2013 ''Për licencimin, ushtrimin e veprimtarisë revokimin e licencës dhe likuidimin e portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare nga subjektet financiare jobanka''*, version i integruar
- Rregullore 14/2009 ''Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë'', version i integruar
- Rregullore 31/2007 ''Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor'', version i integruar
- Rregullore 59/2021 ''Për licencimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të pagesave''
- Rregullore 7/2022 ''Për regjistrin publik të ofruesve të shërbimeve të pagesave''
- Vendim 33/2024 ''Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”''