Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues pranë bankave tregojnë se standardet e kredisë për individë u lehtësuan, ndërsa standardet për bizneset vijuan të shtrëngohen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë dhënë individëve, standardet u lehtësuan si për blerje banese ashtu dhe për kredinë konsumatore.