Raporti i politikës monetare për gjashtëmujorin II '05
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.02.2006
Data e shtypjes: 10.02.2006
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Gjashtëmujori i dytë i vitit 2005 shënoi, në përgjithësi, një periudhë të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Ekonomia shqiptare ka
vijuar të zgjerohet, siç dëshmohet nga rritja vjetore e vëllimit të shitjeve,
nga rritja e numrit të të punësuarve, nga rritja mjaft e shpejtë e kreditimit
të ekonomisë dhe nga rritja e të ardhurave fiskale.