Raporti i Stabilitetit Financiar 2007
Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 25.09.2008
Data e shtypjes: 25.09.2008
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Analiza e karakteristikave të rreziqeve të veprimtarisë financiare në
vendin tonë, tregon për rritjen e nivelit të përgjithshëm të rrezikut. Spektri i
rreziqeve është zgjeruar gjatë vitit 2007 dhe kjo prirje do të vazhdojë edhe
gjatë këtij viti. Kjo ecuri diktohet nga zgjerimi i mëtejshëm i investimeve të
sistemit financiar në aktive me kthim (dhe rrezik) më të lartë, nga zhvillimet
e brendshme të ekonomisë, nga hapja e saj dhe nga integrimi gradual në
tregjet financiare rajonale dhe globale. Megjithatë, në bazë të analizës së
autoriteteve rregullative, përgjithësisht sistemi financiar paraqitet aktualisht
i mbrojtur nga rreziqet që vijnë si rezultat i zhvillimeve të brendshme dhe të
atyre rajonale e globale. Në këtë kuadër, nuk identifikohet ndonjë rrezik i
cili ka mundësi të lartë materializimi dhe që mund të dëmtojë në mënyrë të
menjëhershme dhe të rëndë, veprimtarinë e sistemit financiar. Ndonëse niveli
i rreziqeve është i administrueshëm, rekomandohet rritja e kujdesit mbikëqyrës
nga ana e autoriteteve rregullative të tregut financiar, nga vetë institucionet
financiare dhe nga publiku.