Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2024/III

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2024/III
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.08.2024
Data e shtypjes: 15.08.2024
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, duke gjeneruar më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit është nxitur nga rritja e shpenzimeve familjare dhe e investimeve të bizneseve dhe është pasqyruar në rritje të sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit. Paralelisht me këto zhvillime, inflacioni ka ardhur në rënie të shpejtë, duke shënuar dhe një rikuperim të plotë të goditjes që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Përmbajtja