Inflacioni bazë: matja dhe lidhja e tij me agregatët monetarë
Authori: Evelina Çeliku
Data e prodhimit: 01.10.2005
Data e shtypjes: 01.10.2005
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Në këtë material bëhet një parashtrim i
disa kritereve teorike dhe praktike, ekonomike dhe statistikore, mbi
efektshmërinë e matjes dhe të përdorimit të inflacionit bazë nga
bankat qendrore dhe në veçanti nga Banka e Shqipërisë, sugjerohet
metoda optimale e llogaritjes së tij në rastin tonë. Konkludohet se
metoda e mesatareve të trimuara është ajo që na ofron matjen
më të përshtatshme. Duke shkuar më tej, studimi teston këtë matje
edhe me anë të lidhjes së inflacionit bazë me agregatët monetarë,
duke hedhur bazat e parashikimit të tij në një të ardhme të afërt.