Kategoria e materialit: Botime edukative / Fletepalosje
Fletëpalosja ofron një pasqyrë të shërbimeve dhe produkteve kryesore që ofrojnë bankat, duke përfshirë shërbime investimi në letrat me vlerë të qeverisë; produkte kursimi, si depozita dhe llogari kursimi; si dhe produkte financimi përmes kredive konsumatore, hipotekare dhe overdraft. Gjithashtu, përshkruhen llogaritë rrjedhëse dhe ato me shërbime bazike që mundësojnë transaksione të përditshme dhe kursim për individët që nuk kanë llogari bankare.