Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Një dekadë më parë, 15 vendeve të Europës Lindore e Qendrore iu desh
të fillonin nga e para procesin e krijmit, ose të rikrijimit, të një sistemi financiar
plotësisht funksional aty ku nuk kishte ekzistuar më parë, ose në rastin më të
mirë, nuk kishte ekzistuar për të paktën 40 vitet e fundit. Ballafaqimi me shumë
probleme në sistemet bankare ekzistuese bëri që këto vende të hynin në rrugën
e reformimit të tyre.