Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 3.2 pikë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019. TNE-ja shënoi vlerën 109.0, duke mbetur mbi mesataren e saj afatgjatë (Grafik 1). Përmirësimi i besimit në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë, ndikoi nivelin e treguesit të ndjesisë ekonomike në kahun rritës.