Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Botime te vecanta
Në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, ju vjen në duar botimi me titull “Remitancat: Një mbështetje për zhvillim”. Ndonëse ndër vite, Banka e Shqipërisë ka kryer dhe publikuar studime të ndryshme për remitancat, sot ju sjellim për herë të parë një botim të gjithin dedikuar remitancave, për të theksuar se remitancat dhe rëndësia e tyre për ekonominë shqiptare qëndrojnë gjithnjë në fokusin e bankës qendrore.