Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Politikat ekonomike për vitin 2000 kanë të njëjtat elemente si edhe dy vitet e mëparshme. Ky është dhe viti i fundit në zbatimin e programit të stabilizimit të vendit, të njohur me termin ESAF-2. Objektivat, po ashtu, janë përcaktuar për të ruajtur rritjen e shpejtë ekonomike të vendit, për të ruajtur stabilitetin e çmimeve,
për të forcuar disiplinën fiskale etj.. Për vitin 2000 parashikohet një rritje reale
ekonomike prej 7 për qind.