Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Norma vjetore e inflacionit në muajin tetor shënoi vlerën 3.3 për qind,
nga 3.1 për qind në muajin shtator, duke qëndruar pranë mesit të
intervalit objektiv të Bankës së Shqipërisë. Norma mesatare vjetore
rezultoi 2.3 për qind dhe ajo mujore 0.4 për qind.