Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Gjatë vitit 2006, Banka e Shqipërisë ka vazhduar politikën e mbikëqyrjes
së subjekteve të licencuara prej saj sipas karakteristikave të rrezikut. Banka e
Shqipërisë ka arritur të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar, duke përmbushur
kështu një prej përgjegjësive të saja ligjore, nëpërmjet mbikëqyrjes së
vazhdueshme nga jashtë dhe inspektimeve në vend, duke evidentuar problemet
dhe marrë masat e duhura për përmirësimin e tyre.